Reduktimi i plazheve private/ Bedinaj: Lajm i mirëpritur. Nuk mund të futesh në tregun e turizmit me abuzime në çmime (VIDEO)

Reduktimi i plazheve private/ Bedinaj: Lajm i mirëpritur. Nuk mund të futesh në tregun e turizmit me abuzime në çmime (VIDEO)

Në verën e ardhshme do të kenë çadra në bregdet vetëm operatorët që kanë hotele ka paralajmëruar sot kryeministri Edi Rama , i cili tha se ata të cilët zotërojnë një lokal apo restorant në plazh nuk do të kenë më hapësira për të vendosur çadra.

Ky vendim është mirëpritur nga Vasil Bedinaj, kreu i Operatorëve turistikë të Jugut, i cili tha për ‘MCN lajme” se operatorët e kanë kërkuar më kohë një gjë të tillë.

Sipas tij, as turistët e huaj dhe as ata lokal nuk e meritojnë të ecin me kilometra të kërkojnë për një hapësirë publike, duke i pasur aty të zëna.

Është një gjë qe ne e kemi kërkuar gjatë gjithë këtij sezoni që të merreshin masa që të liroheshin plazhet dhe të ktheheshin në hapësira publike, sepse sipas ligjit duhet të ishin 70:30 por na ndodhi që shkoj 100% në plazhe private.

Ne kemi kërkuar sa here që të liroheshin dhe të jenë në dispozicion të pushuesve jo vetëm të hoteleve por edhe ata që zgjedhin ti kalojnë pushimet e tyre në apartamente që i kryejnë me rBnb.

Shpresoj shumë që ata që do zgjidhen për ta implementuar këtë gjë ti rrinë krahas standardit dhe jo ta bëjnë siç e kanë bërë në vite e kaluara që i dhanë në dorë dhe mbi tavolinë dhe nuk ngeli një metër katror plazh publik për qytetarët qoftë turistë edhe ata lokal siç është Vlora që detyrohesh të shkonin me kilometra për të gjetur një hapësirë publike.

Një nismë publike,  ka shumë punë për të bërë, kemi para shume defekte gjatë këtij sezoni që shpresoj që të bashkëpunoj sektori publik dhe ai privat dhe të bëjnë zgjidhje jo vetëm për këtë çështje por edhe të tjera që duhet ndërhyrë.

Përsa më lart, Bedinaj, thotë se nuk mund të futesh në tregun e turizmit me abuzime në çmime.

Sipas tij një turist i huaj nuk ka pse të paguaj edhe apartamentin edhe çadrën jashtë saj.

Në po përpiqemi që të futemi në tregun e turizmit, dhe ti nuk mund të futesh në këtë treg kur del me çmime shumë herë më të larta sesa fqinjët tanë.

Kjo është një luftë ë ashpër ekonomike dhe ne duhet të marrim masat dhe të bëjmë të pamundur që oferta jonë turistike të jetë më i ulët se rajoni.

Nëse një klient i rBnB, merr p.sh. një apartament 50 € ku akomodohen 4-5 persona dhe paguan  40€  dhe të dalësh në plazh ku nuk gjen asnjë metër katror plazh publik dhe të detyrohesh të paguash edhe një 30 mijë l, për çadrën, pra këtë një turist i huaj nuk e ka planifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy