Procesi për Berishën, Kaso: Procedura nis me shkeljen e Kushtetutës, gabim i parikuperueshëm (VIDEO)

Procesi për Berishën, Kaso: Procedura nis me shkeljen e Kushtetutës, gabim i parikuperueshëm (VIDEO)

Avokati dhe juristi Ivi Kaso i ftuar në Factcheck ka folur lidhur me procesin e Sali Berishës dhe ndryshimi i masës nga SPAK për të cilën u shpreh se masa është vlerësuar si antikushtetuese.

Ai tha se SPAK nuk ka nevojë të menjëhershme për praninë e Berishës për ta marrë në pyetje. Sipas tij, njoftimet nuk janë dërguar në Kuvend dhe se procedura që nis me shkelje kushtetuese është një gabim i parikuperueshëm.

Kërkesa e re që SPAK ka paraqitur respekton në pamje të parë detyrimin kushtetues dhe atë procedural penal për t’ju drejtuar kuvendit për marrjen e një mase të re atë të arrestit në shpi apo burg për Berishën sepse kjo ka lindur pasi ky i fundit nuk ka respektuar vendimin për detyrim paraqitje. Kjo masë për mua dhe shumë juristë të tjerë është antikushtetuese sepse është marrë pa kaluar më parë në kuvend. SPAK po përpiqet që pa ndonjë ndryshim të dukshëm të rrethanave të hetimit të përmbushë në mënyrë formale atë që ajo e konsideron detyrimin e saj ligjor. Unë kam vërejtje sepse mosrespektimi formal i asaj mase që Berisha e ka konsideruar jo-kushtetuese nuk ka penguar në hetimit ndaja tij, pasi SPAK nuk ka nevojë të menjëhershme për praninë e Berishës. Pra ligji parashikon që një masë e tillë kërkohet kur dinamikat e hetimet rëndohen.

Më tej ai shtoi se për këto veprime antikushtetuese dhe vijueshmëria e këtyre veprimeve mendoj se SPAK duhet të japë një arsyetim dhe nuk duhet të mbeten vetëm veprime të thata, por dhe kërkesa dhe vendimi që SPAK pretendon se Berisha i është shmangur, është vetë SPAK që e cilëson në kërkesën për marrje mase deputet i kuvendit të Shqipërisë.

Është vetë vendimi gjykatës që e vesh Berishën me cilësitë e deputetit. Tani kodi procedurës penale ka parashikime të sakta se ku bëhen njoftimet që në asnjë rast nuk bëhen nga oficerët e policisë gjyqësore, bëhen në banesë dhe vendin e punës dhe vendi i punës së deputetit Berisha është kuvendi i Shqipërisë, vend në të cilin nuk janë dërguar vendimet. Vendimmarrja e tij duhet ti komunikohet në kuvend, vendi ku ushtron aktivitetin e tij të punës.

I pyetur se më këtë vendim SPAK ka rikuperuar një gabim apo ka ndjek një strategji, Kaso tha se nuk besoj se është rikuperim i një gabimi se një procedurë që fillon me shkelje të kushtetutës nuk rregullohet, nuk rikuperohet.

Sa i përket pjesës tjetër pse e kanë bërë këtë ne si opozitë kemi një qëndrim të qartë që kjo vjen si pasojë e drejtpërdrejtë të presionit që kryeministri, maxhoranca ushtrojnë ndaj këtij instrumenti të ri të drejtësisë duke e shndërruar këtë organ nga të pavarur në funksion të kësaj axhende politike. Është vlerësuar se thirrjet publike dhe qëndrimi publik i Berishës do ta bënin SPAK dhe gjykatën kushtetuese ti thërriste arsyes dhe ta riniste nga fillimi, jo të tërhiqeshin, por të riparohej shkelja kushtetuese. Në këto kushte kemi kërkuar zgjidhjen e konfliktit të kompetencave duke depozituar një kërkesë procedurale, ne kemi kërkuar pezullimin e masës së parë që është masa e marrë në anti-kushtetueshmëri të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy