
Plazhi publik në Lungomaren e Vlorës, i pajisur me çadra dhe shezlongë falas, po frekuentohet gjerësisht këtë sezon, veçanërisht nga pensionistët. Ata thonë se me të ardhurat që kanë, e kanë të pamundur të përballojnë çmimet në plazhet private, ku një set me çadër dhe shezlongë kushton nga 700 deri në 1500 lekë.



