Kote: Diplomacia e qetësimit ka dështuar, Perëndimi po vepron gabim. Shqetësuese, si u anulua mbledhja e qeverive Rama-Kurti

Kote: Diplomacia e qetësimit ka dështuar, Perëndimi po vepron gabim. Shqetësuese, si u anulua mbledhja e qeverive Rama-Kurti

Diplomati Jorgji Kote duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV se qeveria Kurti duhet t’i zbatojë tanimë sugjerimet e faktorit ndërkombëtar. Kote tha se ndonëse Kurti ka të drejtë, fuqia qëndron te komuniteti ndërkombëtar, prandaj është e kot të insistohet më tej. Kote u shpreh kundër modelit të dakordësimit që Perëndimi kërkon të zbatojë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi nuk ekziston fryma që ekzistonte 50 vjet më parë mes dy Gjermanive. “Kryeministri Kurti ka të drejtë, është një lloj provokimi, një agresion në përmasa të vogla, por paralajmëron gjëra më të mëdha. Gjatë vitit të fundit kjo situatë s’ka përmirësim, por po shkon keq e më keq. Nuk shoh asnjë lloj perspektive me këtë mënyrë se si po vepron Perëndimi me dialogun Kosovë-Serbi. Ato kishin menduar thjesht t’i kundërviheshin thjesht dhe vetëm Kosovës tani për tani dhe s’e kishin menduar këtë provokim nga ana e Serbisë dhe kjo do t’i tensionojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Qeveria Kurti po tregohet kokëfortë, ajo duhet menjëherë t’i zbatojë ato sugjerimet e faktorit ndërkombëtar. T’i bëjë ato 3-4 veprime se s’ka kuptim. Dakord shteti ligjor, vendosja e autoritetit të shtetit në territor, këto janë të drejta. Kryeministri Kurti ka të drejtë, por kryeministri Kurti dhe Kosova vet s’ka fuqinë të zbatojë ato gjëra, na duhet patjetër komuniteti ndërkombëtar. Ky i fundit e ka gabim, por ka fuqinë. Nuk ke nga ia mban, ndaj është e kot të insistohet më tej. Nëse deri tani edhe mund t’i falej kryeministrit Kurti ndonjë gabim taktik, ai duhet të bëjë menjëherë çfarë i thotë BE. Sepse janë marrë këto masa tani, një nga këto është që komuniteti ndërkombëtar të mos reagojë ndaj këtyre ngjarjeve që po i ndodhin Kosovën. Ta lërë vetëm si një formë ndëshkimi”, tha Kote. Kote tha se diplomacia e qetësimit ka dështuar dhe Vuçiçi, ish-ministri i Millosheviçit, po armatoset dhe s’mund të bëhet “djalë i mirë”. “Unë jam pro amerikan, pro europian, por s’veprohet kështu siç po vepron Perëndimi. Ose s’ka interes, ka interesa të tjera që po vepron kështu. Modeli i dakordësimit është i dy Gjermanive, por atje kishte tjetër frymë. Ato e njohën njëra tjetrën menjëherë, u futën në OKB të dyja. Mes Kosovës dhe Serbisë s’kemi këtë klimë, kemi klimë të minuar. Ke një Serbi agresive që s’ta njeh Kosovën, që po përgatitet dhe armatoset, edhe nga Perëndimi tani. Ke një Serbi që nuk vjen me ty, të bëhet djalë i mirë, siç po shpreson BE dhe SHBA. Diplomacia e qetësimit ka dështuar. Dështoi në Bosnjë 30 vjet më parë, dështoi në Rambuje me Millosheviçin, dështoi me Putinin, Merkeli për këtë po kritikohet. Si ka mundësi që Vuçiçi, ish-ministër i Millosheviçit, të bëhet djalë i mirë dhe të futet në vathën europiane dhe europiane?! Absolutsht, është vetëm një dëshirë e mirë. Nuk shoh asnjë lloj perspektive, me përjashtim të një skenari, të ndarjes së territorit me sistem patronazhi, ose ndarje të tjera. Do kemi akoma përkeqësim të situatës dhe kjo i intereson Vuçiçit. Rreziku është te Serbia, shikoni si po armatoset. Ka 24 vjet që mbaroi agresioni, Serbia vazhdon me të vetën, nuk ka dhënë një shenjë, ajo ka thënë në asnjë mënyrë s’do ta njoh Kosovën. Marrim Marrëveshjen e Ohrit, ai ta ka thënë që s’do ta njohë, do njoh vetëm Asociacionin. Edhe Asociacioni, më të mirin të bëjë kryeministri Kurti, ajo është një gozhdë Nastradini, ai do kërkojë gjëra të tjera. Gabimi i madh i Perëndimit është me politikën qetësuese. Jo, duhet t’i thotë je me mua apo me Rusinë. Nëse je me mua hiqe nga preambula Kosovën”, tha diplomati. Lidhur me anulimin e mbledhjes së qeverisë Rama dhe Kurti, Kote tha: “Mbledhja e qeverive asgjë të keqe s’do kishte. Të ishte bërë mbledhja e qeverive, të diskutoheshin edhe këto shqetësime. Por kryesorja këtu është mënyra si u anulua. Ka diplomaci, mund ta bësh përmes ambasadave, një telefon. Mos ta nxirrje në media dhe të njoftoje që e shtymë mbledhjen për një afat të mëvonshëm. Por është shenjë jo e mirë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Mua kjo më shqetëson mënyra si u anulua, që doli kryeministri në media, si profet i të keqes. Kjo nuk ishte diplomatike aq më tepër për një vend si Kosova, është vëllai jonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy