
Partia Demorkatike dhe aleatët e saj po prezantojnë sot një program të detajuar se cilat do të jenë detyrat e qeverisë tranzitore, ku në thelb mbeten sigurimi i zgjedhjeve të lira.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se vendi është në kushtet e një kolapsi politik, ekonomik dhe se vettingu sipas tij nuk është asgjë më shumë se një hanxhar politik.
“Jemi sot në një paralizë totale të drejtësisë, që sot si kurrë më parë në ndonjë vend të botës ndodhet në kushtet e mungesës së Kushtetueses, asgjësimit të Gjykatës së Lartë, të kapjes së Prokurorisë së Përgjithshme. Për herë të parë shënohen afera që për nga shumat marramendëse. Numri i shqiptarëve të larguar nga vendi në 5 vite të arrijë përmasa të papara që nga fillimi i viteve 90. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e mijërave vend të punës, nivele mjerimi si në vende të Afrikës, një në 10 shqiptar ushqehen një herë në ditë, shëndetësia dhe arsimi gjenden në krizën më të thellë", tha Basha.
Basha tha në fjalimin e tij gjatë prezentimit të Platformës së, se kjo qeveri është bashkëpunëtor me krimin e organizuar dhe shitblerjes së votës:
“Ka dy arsye, kjo qeveri dhe pseudomaxhorancë nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë dhe nuk janë përgjegjës para qytetarëve por si bashkëpunim i krimit të organizuar dhe shitblerjes së votës me paratë e krimit dhe drogës.
Ndryshe nga sistemi më i thjeshtë demokratik, nuk ka më asnjë kontroll të pushtetit, të gjitha janë në një dorë, parlamenti ilegjitim kontrollohet nga qeveria ilegjitime.
Arsyeja 2 është se ndryshe nga ç’parashikon sistemi , këtu të gjitha pushtetet janë në një dorë. Pra nuk është parlamenti që kontrollon qeverinë,është qeveria që kontrollon parlamentin. Kemi folur në tryezat e mëparshëm për nevojën për të kaluar këtë krizë, për një transformim të thellë për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur të funksionimit të Drejtësisë dhe mbështetjen sociale të shtresave në nevojë për të sjellë standartet në shëndetësi dhe arsim.”-u shpreh Basha.
Basha ripërsëriti edhe një herë se nuk do të ketë zgjedhje pa Ramen dhe pa opozitën: "Zgjedhje me Ramën nuk do të ketë as zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të vitit 2017."
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të letërnjoftimeve.
Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.
LEGJITIMITETI & STABILITETI DEMOKRATIK
• Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i legjitimitetit të Parlamentit, Qeverisë dhe Pushtetit Vendor.
• Zgjedhjet pa standarde dhe të manipuluara hedhin në erë bashkëjetesën demokratike dhe stabilitetin.
ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I STABILITETIT DEMOKRATIK
• Pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci, shtet të së drejtës, integrim europian.
• Përmirësimi i zgjedhjeve mundësoi dy rotacione paqësore politike. (2005 & 2013)
• ODIHR (2009): Zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të Angazhimeve të OSBE-së.
ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I INTEGRIMIT EUROPIAN
• Progresi në standardet zgjedhore në vitet 2002-2013 kontribuoi për progresin e integrimit europian.
• Përkeqësimi i standardeve zgjedhore në vitet 2015 dhe 2017 riktheu si kusht të BE-së zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
VULLNETI POLITIK
• Vullneti politik është parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme.
• Legjislacioni nuk mund të zëvendësojë vullnetin e munguar politik.
• Vullneti politik është rekomandimi i parë i çdo raporti të ODIHR-it.
• Një qeveri që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira, përbën rrezik për stabilitetin demokratik.
ZBATIMI I LIGJIT VS. REFORMA ZGJEDHORE
• Pavarësisht nevojës për reformë zgjedhore, problemet më madhore në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nuk kanë nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
• Këto probleme janë çështje të qeverisjes së përditshme, pra, kërkojnë vetëm vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë e Qeverisë.
• Në rast nevoje për legjislacion, nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë, akte të Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës.
PROBLEMET MADHORE TË ZGJEDHJEVE
1. Përfshirja e krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit.
2. Presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore.
3. Identifikimi i besueshëm i zgjedhësve.
4. Lista e zgjedhësve dhe sistemi i adresave.
5. Votimi fiktiv i emigrantëve.
6. Roli i policisë në zgjedhje
PROBLEMET E ZGJEDHJEVE KRIMI I ORGANIZUAR & SHITBLERJA E VOTËS
• Shitblerja e votës përbën korrupsion zgjedhor. (krim i rëndë - Kodi Penal 2017) Ky fenomen kriminal cënon lirinë e votës.
• Në 2015-2017 përfshirja e krimit në marrëveshje me qeverinë u kthye në problem akut zgjedhor.
• Zgjedhjet e Korçës në tetor 2013 provuan shitblerjen e organizuar të votës nga PS. Amnistia nga PS e këtij krimi zgjedhor konfirmoi se shitblerja e votës u bë me mbështetje të qëllimshme politike.
• Për herë të parë, ODIHR-i bëri rekomandim për shitblerjen e votës në zgjedhjet 2015. (rekomandimi 14)
• Zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në shtator 2016 vërtetuan përdorimin sistematik dhe të organizuar të krimit të organizuar me përfshirjen e niveleve më të larta politike (Dosja 184).



