Osmani: Vuçiç e shkeli marrëveshjen 24 orë pas nënshkrimit në Uashington

Osmani: Vuçiç e shkeli marrëveshjen 24 orë pas nënshkrimit në Uashington

Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani thotë se Aleksandër Vuçiç e shkeli 24 orë pas nënshkrimit në SHBA marrëveshjen me Kosovën. Osmani i referohet pikës 15 ku thuhet që Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër njohjes së Kosovës.

“Vuçiçit iu deshën pak më shumë se 24 orë për të shkelur pikën 15 të zotimeve që ai nënshkroi në D.C., e cila u kërkon atyre të ndërpresin fushatën ç’njohjeve dhe të përmbahen nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare nga të tjerët që të mos e njohin Kosovën. Kaq tipike për Serbinë,”- shkroi ajo Osmani në Twitter.

Presidenti serb tha sot se izraelitët janë “miq tanë, vëllezër dhe shpresoj se kështu do të mbetet dhe i lus edhe njëherë që të mendojnë se çfarë vendimi do të marrin”.

Po sot, Vuçiç theksoi se duhet pritur reagimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndaj liderëve të Kosovës, pasi Prishtina zyrtare tha se do të hapë së shpejti ambasadën në Jerusalem.

“I kuptoj lojërat politike në të cilat dikush dëshiron të thotë se edhe një vend mysliman e pranon Izraelin, duke aluduar për Kosovën. Shumë mirë nëse Kosova e pranon Izraelin, por së pari Izraeli duhet ta pranojë Kosovën, e atëherë Kosova ta bëjë punën e saj…Ta shohim se çfarë do t’i thotë Erdogani Hashim Thaçit e Avdullah Hotit,”- tha Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy