Aksident në Durrës, humb jetën një grua 53 vjeçe, një person tjetër në luftë për jetën

Aksident në Durrës, humb jetën një grua 53 vjeçe, një person tjetër në luftë për jetën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të së dielës në qytetin e Durrësit. Një i ri ka aksidentuar me mjetin e tij dy këmbësorë në rrugën “Aleksandër Goga”, dhe për pasojë ka humbur jetën tragjikisht në vendgjarje një grua 53 - vjeçe, ndërsa një person tjetër është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

 

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, 25 - vjeçari Klejvi Maliqi ka përplasur me automjetin e tij, tip “Benz”, shtetasen 53 vjeçare me inicialet D.D, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, dhe shtetasin 49 - vjeçar A.B, aktualisht ende në rrezik për jetën. Në momentin e ndalimit rezulton gjithashtu se Maliqi kishte konsumuar alkool  në masën 0.45 mg/liter.

 

Aktualisht Maliqi do të duhet të përballet me dy vepra penale të vëna në adresë të tij nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Durrës: Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy