Dita nis me reshje shiu, njihu me parashikimin e motit për sot

Dita nis me reshje shiu, njihu me parashikimin e motit për sot

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike rikthehen në vendin tonë, duke bërë që gjatë paradites dhe deri në orët e pasdites Shqipëria të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin.

Pritet që herë pas here reshjet të jenë dhe në formë rrebeshi. Por në orët vijuese moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, POR do ulen ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 16°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shumta të dëborës Europa Lindore. Po ashtu pjesërisht Europa Qëndrore dhe Europa Juglindore do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu të shoqëruara dhe me mini stuhi ere.

Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Veriu i kontinentit Europian do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy