
Policia ruse arrestoi në Moskë mëngjesin e sotëm, kryeredaktorin e “Novaya Gazeta”, Sergei Sokolov.
Kundër tij u hartua një protokoll administrativ për “diskreditimin e ushtrisë ruse” dhe Sokolov mund të përballet me një gjobë deri në 50 mijë rubla.
Një ekzaminim i kryer nga Ndërmarrja Federale Unitare Shtetërore “GRChTs” i bashkëngjitet materialeve të çështjes administrative.
Rasti ka të bëjë me një nga publikimet e "Novaya Gazeta".
Çështja do të shqyrtohet në Gjykatën Perovsky, ndërsa koha e seancës nuk dihet ende.
Sergei Sokolov u bë kryeredaktor i “Novaya Gazeta” në nëntor 2023. Për kandidaturën e tij votuan 79 nga 84 punonjës në redaksi, ndërsa pesë abstenuan.
Në shtator 2023, Sokolov u emërua ushtrues detyre i kryeredaktorit të Novaya. Kjo ndodhi pasi laureati i Nobelit, Dmitry Muratov njoftoi se do të jepte dorëheqjen nga posti i tij si kryeredaktor i botimit gjatë procedurave në gjykatë, ku do të kundërshtonte përfshirjen e tij në regjistrin e “agjentëve të huaj”.
Para këtij emërimi, Sokolov ishte zëvendës kryeredaktor dhe kryeredaktor i botimit.
Sergei Sokolov është një nga redaktorët më me përvojë në “Novaya Gazeta”.
Në vitin 2021, ai shkroi një dokumentar për vrasjen e gazetares Anna Politkovskaya.



