Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në ‘arrest me burg’ Blerti Kanushin, 23 vjeçarin e arrestuar si autor të vrasjes së Faik Ajdinit më 19 gusht në fshatin Zhapokik 2 të Memaliajt. Ndërsa është lënë në ‘arrest shtëpie’ Darovi Ajdini, gruaja e Skënder Ajdinit.
Fillimisht ka qenë prokurori Bledar Bala i cili përgjatë 30 minutave ka sqaruar me detaje rrethanat e ngjarjes së ndodhur në fshatin Zhapokikë 2 ku ka sqaruar dhe dokumentuar me prova materiale veprimtarinë e Blerti Kanushit.
Ky i fundit ka qëndruar përgjatë gjithë kohës i heshtur dhe nuk ka reaguar në asnjë moment duke ua lënë të drejtën e reagimit avokatit të tij Malo Sadikaj.
Ky i fundit dhe avokati tjetër i të arrestuarës, Agron Iljazi, në fjalën e tyre kanë kërkuar masë më të lehtë.
Gjyqtarja Entela Selmanaj pranoi kërkesën e prokurorisë për masat e sigurisë duke rrëzuar kërkesën e avokatëve për një masë më të butë sigurie.



