Irani refuzon ofertën e SHBA-së për ndihmë në emergjencën e koronavirusit

Irani refuzon ofertën e SHBA-së për ndihmë në emergjencën e koronavirusit

Lideri Suprem i Iranit ka refuzuar ofertën Amerikës për të ndihmuar vendin në betejën e tij kundër koronavirusit.

Në një fjalim televiziv, Ayatollah Ali Khamenei tha se SHBA-ja është "armiku më i keq" i Iranit, duke lënë të kuptohet për një teori konspirative, të shprehur edhe nga disa zyrtarë kinezë, se Amerika është përgjegjëse për pandeminë.

"Unë nuk e di se sa e vërtetë është kjo akuzë, por nëse ekziston, kush do t’u besonte atyre për të sjellë ilaçe? Ndoshta ilaçi juaj është një mënyrë për të përhapur më shumë virusin", ka thënë ai, sipas BBC.

Pa ofruar prova, ai gjithashtu tha se virusi "është ndërtuar posaçërisht për Iranin duke përdorur të dhënat gjenetike të iranianëve që ata i kanë marrë me mjete të ndryshme".

Edhe zyrtarë të tjerë iranianë kanë akuzuar Amerikën për hipokrizi në ofrimin e ndihmës ndërsa nuk pranuan të heqin sanksione të rënda ndaj tyre.

Irani është bërë një nga vendet më të goditura në botë që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit dhe ka regjistruar numrin më të madh të rasteve në Lindjen e Mesme - më shumë se 21 600. Numri zyrtar i vdekjeve gjithashtu është rritur në 1685. Por ka shqetësime se numri aktual i infeksioneve dhe vdekjeve në Iran është më i lartë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy