Pëllumb Kulla në Zululand flet për politikën, politikanët dhe në fund tregon një anekdotë me Leka Bungon e Kiço London (VIDEO)

Pëllumb Kulla në Zululand flet për politikën, politikanët dhe në fund tregon një anekdotë me Leka Bungon e Kiço London (VIDEO)

Pëllumb Kulla ishte i ftuar në Zululand, ku biseda u fokusua tek një shkrim i tij që është publikuar dje dhe sot nëpër portale e që ishte një qëndrim i tij mbi krizën politike në Tiranë. Dhe biseda u bë e gjitha politike. I pyetur nga Nano lidhur me marrëdhëniet e tij me politikanët më të rëndësishëm të vendit, ai tha se me Berishën ishte takuar shpesh gjatë jetës së vet, institucionalisht e privatisht, por me të tjerët ose nuk ishte takuar kurrë (Basha), ose ishte takuar në mënyrë jo private (Rama e Meta). “Por për t’i njohur politikanët nuk ka nevojë të kesh kontakte privatisht; nuk ka fare rëndësi se si ata janë privatisht; për ne duhet të kenë rëndësi se si ata janë publikisht”, tha Kulla. Në fund, duke shpjeguar fabulën e një tregimi të tij, ku flitet për dikë që bie në koma në vitin 1986 e del nga koma në vitin 1996, ai tregoi një anekdotë të lidhur me Leka Bungon. Ky i fundit, duke folur për këtë tregim, kishte përfytyruar që njeriu në koma do të kishte qenë ai vetë. Dhe Bungo kish thënë: “Kur të më dilte një koma dhjetëvjeçare, do të kisha kureshtje të merrja vesh se cila parti është në pushtet; por nuk do kisha nevojë të pyesja askënd; thjesht do shkoja në teatër, dhe nëse Kiço London do ta shihja drejtor, do të ishte e sigurtë se në pushtet do ishte PS-ja; nëse jo, në pushtet do ishte PD-ja”.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy