
Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar zhvillimet politike në Hungari dhe ndikimin që ato mund të kenë si model për Shqipërinë.
Duke iu referuar fitores së liderit opozitar Peter Magyar në zgjedhjet e fundit në Hungari, Shehi u shpreh se edhe në Shqipëri nevojitet një alternativë e re politike për të sjellë ndryshim.
Në Shqipëri duhet të dalin 2-3 figura si Magyar, për të sjellë një frymë dhe dimension të ri në politikë.
Largimi i qeverisë aktuale duhet të vijë përmes votës, por kjo kërkon aktorë të rinj politikë dhe jo një përballje të përsëritur mes figurave të vjetra.
Shpresa për ndryshim nuk mund të mbështetet vetëm te alternativat ekzistuese, duke shtuar se politika shqiptare duhet të konceptohet ndryshe, përtej ndarjes tradicionale majtas-djathtas, si një përballje mes një modeli autokratik dhe forcave që kërkojnë një drejtim të ri.
Ka elementë nga zgjedhjet e Hungarisë që në Shqipëri janë të vlefshëm. Ore a është populli shqiptar, a e ka këtë shkallë emancipimi? Hungaria ka tjetër traditë, rezistencë ndaj të keqes.
Edhe këtu mund të ndodhë, se edhe këtu është tepruar aq shumë, por duhet një alternativë. Atje doli një i ri.
Ti thua e djathtë, e majtë. Këtu nuk ka të djathtë dhe të majtë.
Unë këtu e kam shpresën, që këtë që është në Tiranë, qytetarët të thonë të ikë ky, dhe ta thonë edhe nga e majta. Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën kjo ka marrë fund.
Të ikë ky që është në pushtet, por ka me këtë formulë që të ketë faktorë të rinj në fushë. Nëse vazhdon lufta Rama-Berisha, është kot.



