
Prej afro 35 vitesh emigrant në Greqi, me profesion kamerier, Gazmir Koxhaj megjithatë ka arritur që pasionin e tij për peshkimin, të kthejë në një fenomen viral në rrjetet sociale.
Në një komunikim për shikuesit e emisionit “Zgjohu me MCN”, ai rrëfyer historinë e tij dhe mënyrën se si u bë i njohur për publikun.
Pasioni për peshkimin më ka lindur që në fëmijërinë e tij në Kuçovë, ku shpesh shikoja peshkatarët që gjuanin në liqenin artificial të zonës.
Sot, unë peshkoj çdo mëngjes në Greqi, këtu ku jam në një gji, dhe e konsideroj këtë aktivitet jo vetëm si hobi, por edhe si sport dhe mënyrë jetese.
Videoja që e bëri viral daton nga viti 2025 dhe vijon të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.
Ajo që më veçon mendoj është mënyra me humor se si i drejtohem peshkut të kapur, duke e quajtur “i poshtër”, shprehje që tashmë është kthyer në një shenjë dalluese timen.
Normalisht famën e shoqërojnë edhe komentet negative, por këto janë kalimtare. Kur bëhesh publik, duhet ta kuptosh që nuk mund t’i pëlqesh të gjithëve.
Kam emigruar në Greqi që më moshën 15-vjeçare, pasi u largova nga Kuçova. Edhe pse sot shumë persona fitojnë nga YouTube, dikur kjo ishte tabu, sidomos në Shqipëri, ku shpesh përballej edhe me paragjykime.
Për mua peshkimi mbetet mbi të gjitha një pasion. Kam ndodhur që kur kam kap peshq deri në 4 kilogramë dhe se shpesh, edhe kur i mbaj në frigorifer, i lëshoj sërish në ujë, duke e ushtruar peshkimin për sport dhe dashuri ndaj natyrës.



