“Xhaçka”/ Kalemaj: SHBA-të e Britania s’e hëngrën karremin. Komisioni Venecias, trampolinë për shmangien e krizës (VIDEO)

“Xhaçka”/ Kalemaj: SHBA-të e Britania s’e hëngrën karremin. Komisioni Venecias, trampolinë për shmangien e krizës (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj duke komentuar në edicionin e lajmeve në MCN Tv qëndrimin e PS për çështjen “Xhaçka”, tha që Komisioni i Venecias përdoret si trampolinë për të shmangur krizat në epruvetë të prodhuara nga politika shqiptare. Sipas tij Britania dhe SHBA-ja “s’e hëngrën karremin”, dhe ia thanë qartë mazhorancës që për këtë rast “nuk po respektohet parimi i kontrollit dhe balancës së pushtetit”.

Teksa komentoi deklaratat e deputetit Koçi që foli për votim me vullnet të lirë në Kuvend, Kalemaj tha:

S’është fare normë kushtetuese që deputeti duhet të votojë lirisht. Kemi raste të partive në shtete si Britania e Madhe apo SHBA, ku deputetët për një votim kundër partisë së tyre edhe përjashtohen nga grupi parlamentar. Imagjinoni në Shqipëri që me një fishkëllime të gjithë vihen në rresht. Në praktikën parlamentare shqiptare ju nuk besoj mbani mend ndonjë rast, të paktën në PS në 10-12 vitet e fundit, që deputetët të kenë votuar sipas dëshirës dhe jo sipas udhëzimit të kreut të grupit parlamentar, ose z.Rama. Argumenti që është dhënë që këta janë lënë të votojnë siç duan, bie poshtë apriori bazuar në rregullat e logjikës primare. Është e vërtetë që PS ka konkluduar me heqje mandati të eksponentëve kryesorë të saj. Pikëpyetja e madhe është pse kaq shumë luftë për mandatin e znj. Xhaçka. Vendimi i GJK është i diskutueshëm, sepse për mendimin tim duhet të pranonte kërkesën tjetër të deputetëve të opozitës, ku GJK të shprehej edhe me vendim, jo të bënte një ping-pong institucional, por kjo s’e përjashton nga përgjegjësia grupin parlamentar të PS. Pasi e arkivuan një vit në Parlament detyrimin për të votuar, për ta ridërguar në GJK, tashmë po i kërkojnë opinion nga Komisioni Venecias, dhe e gjithë kjo bën që znj.Xhaçka ta kryejë…Reagimi nga aleatët ndërkombëtar ishte krejtësisht normal. Mendoj madje që është i fortë në gjuhën e përdorur ndaj qeverisë. As britanikët dhe as amerikanët s’e kanë ngrënë këtë karrem dhe i thonë ashiqare mazhorancës në Parlament që ajo që ju jeni duke bërë s’po respektoni parimin e kontrollit dhe balancës së pushteteve”.

Duke komentuar reagimin e Elisa Spiropalit, e cila e konsideroi një “sqarim prestigjioz” atë të Komisionit të Venecias, politologu u shpreh:

Është përdorur si trampolinë herë pas here Komisioni i Venecias për të shmangur krizat e prodhuara në epruvetë nga vet politika shqiptare. A kemi të bëjmë me të njëjtin rast? Unë mendoj që po, një fortunë në gotë e ngritur nga asgjëja. Jorgo Goro sot është në burg, dhe personi që e paska korruptuar, në konflikt të pastër interesi, s’paska as përgjegjësi penale dhe as politike. Situata është fare e qartë dhe s’ka nevojë për asnjë mendim të justifikuar juridik nga Komisioni i Venecias. Është shkuar drejt kësaj situate për të bërë mbrojtjen politike të saj”.

I pyetur nëse ka një standard të dyfishtë nga SPAK në hetimin e figurave të mazhorancës nga një anë dhe Sali Berishës nga ana tjetër, Kalemaj tha:

Nuk është rastësi që të gjitha figurat e mazhorancës janë dënuar për “shpërdorim detyre”, ndërkohë që te z.Berisha shkohet te korrupsioni pasiv në bashkëpunim. Dukej më shumë si narrativë politike se diçka e bazuar në tabanin e provave dhe fakteve. Por ato 500 faqe s’kanë dalë në media, dhe pa i lexuar s’mund të komentojmë. Diskutimi i dytë është a do ndikojë në procesin zgjedhor izolimi i Berishës? Natyrisht që ka ndikuar, pasi prezenca e Berishës në Parlament ka qenë e pazëvendësueshme, po ashtu edhe në terren. Absolutisht që ndikon. A do jetë deçizive? Kjo mbetet për t’u parë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy