Pollo: Korrupsioni dhe mos llogaridhënia, kancer i demokracisë. Gjyqësori po ndihmon në pastrimin e PS (VIDEO) 

Pollo: Korrupsioni dhe mos llogaridhënia, kancer i demokracisë. Gjyqësori po ndihmon në pastrimin e PS (VIDEO) 

Ish-deputeti i PD Genc Pollo duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV e konsideroi korrupsionin, abuzimin me pushtetin, dhe mungesën e llogaridhënies, si kancerin e demokracisë shqiptare.

Megjithatë ai thekson se hetimet e gjyqësorit mund të jenë një ndihmë që PS të pastrohet nga të qenit sipas tij një “organizatë banditësh”. 

"Ndërhyrja që Edi Rama tenton të bëjë te drejtësia duke mbrojtur të vetën është e qartë. Mua personalisht s’më pëlqen edhe SPAK-izmi i debatit publik, që çdo gjë që ndodh të rrotullohet rreth Prokurorisë së Posaçme, proceseve penale, e kështu me radhë. Të llogaridhënia çalon me të madhe, sepse skandale dhe korrupsion, jo si ky, do ketë gjithmonë në një farë mase.

Në dosjen Çyrbja u mor vesh që narko-bandat e Durrësit paracaktonin kandidatin për deputet. Pyetja është pse PS dhe Edi Rama ka miratuar lista të telekomanduara nga narko-banda. Këtu duhet dhënë një përgjigje, qoftë edhe naive, mashtruese. E ka përdorur gazetari i VOA-s dhe me një përgjigje zhvejkiane tha këtë e di Prokuroria. Fakti që s’jepen shpjegime, dhe e dyta që s’merren masa, është skandali më i madh për mua.

Fjalitë e Ramës pa kuptim, të pavërteta, vetëm për t’i shpëtuar hallit të momentit. Skandali s’është vjedhja që ka dokumentuar SPAK-u dhe gjykata në rastin Veliaj, ky është skandal i madh, por jo skandali më i madh. Skandal është që Rama me një post institucional përpiqet ta mbrojë dhe kërcënon magjistratët që janë përgjegjës për dosjen Veliaj.

Kemi një heshtje të omertas mafioze, që është problemi i vërtetë. Fakti që heshtin dhe nuk japin shpjegime, është kanceri i demokracisë shqiptare. Është sarkazëm që një person i tillë (Klotilda Bushka) që ka shantazhuar dhe intimiduar dëshmitarin, vazhdon të rrijë jo thjesht deputete, por kryetare e komisionit parlamentar. Kemi skandal mbi skandal.

Do duhej që deputetet e opozitës të mos lejonin të bëhej asnjë mbledhje derisa ajo të jepte dorëheqjen. Kanceri i PS është korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. PS mund të jetë në rrugën e pastrimit. Do e shikoja si një ndihmë këtë të gjyqësorit që PS të kthehet në parti nga një organizatë banditësish".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy