19-vjeçari që imiton në mënyrë perfekte Gjestin e BBVip: Videot kanë arritur 1.4 milionë klikime

19-vjeçari që imiton në mënyrë perfekte Gjestin e BBVip: Videot kanë arritur 1.4 milionë klikime

Personazhi i Gjestit në "BBVIP" është bërë viral për mënyrën e thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë të të shprehurit në atë format televiziv.

19-vjeçari nga Gjakova, Fiori Kastrati, është një nga personazhet e njohur në TikTok që e imiton Gjestin në mënyrë të përsosur.

Për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai tregon se shpesh herë e kanë ngatërruar me të për ngjashmërinë fizike dhe imitimin e zërit.

Me thënë të drejtën, kur u fut Gjesti në BB Kosova, fillova ta imitoj dhe shokët  më thërrisnin me emrin e tij. Në fillim nuk doja të më krahasonin me të, por, pasi ai bëri një ‘boom’, mendova, pse të mos e shfrytëzoj këtë mundësi.

Kjo më ka ndihmuar shumë në rrjetet sociale, sidomos në TikTok, ku kam pasur shumë mbështetje dhe ka arritur një shikueshmëri të madhe.

Nuk e prisja që do të kishim kaq shumë shikueshmëri. Edhe sikur të bësh gjëra mirë, gjithmonë ka komente pozitive, por gjithashtu ka edhe kritika. Normalisht, i marr me sportivitet dhe nuk më intereson shumë,

Shumë njerëz më bëjnë tag dhe një nga videot e mia ka arritur 1.4 milionë shikime.

Në jetën e tij të përditshme, në studion familjare jam aktiv në marketingun në rrjetet sociale si dhe merrem me xhirime të modeleve. Gjëja më e rëndësishme në biznes është marketingu, dhe unë e kam gjetur këtë mundësi për të bërë reklama për studiot dhe, pse jo, për të përfituar pak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy