GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Astrit Avdylaj.

Bëhet me dije se Avdylaj nuk dha dëshmi në gjykatë. Mbrojtja kërkoi masë më të butë, por kërkesa u rrëzua.
Dyshohet se Astrit Avdyli ka krijuar kushte për vrasjen e Durim Bamit duke bashkëpunuar me Arben Ndokën.
SPAK thotë se Avdyli ka futur ilegalisht nga Mali i Zi nipin e tij, Aldo Avdylin, duke u ndihmuar edhe nga biznesmeni Miri Bruli që të vinte për të kryer vrasjen e Bamit me Arben Mërkurin, dhe do të kishte alibinë që ndodhej jashtë vendit
Avdylaj u arrestua të shtunën që kaloi në shtëpinë e tij në Shijak.



