“E gjitha një lojë prestigjiatorësh’, Meksi: Veliaj e do kaq shumë drejtësinë, por s’vjen asnjëherë në sallë

“E gjitha një lojë prestigjiatorësh’, Meksi: Veliaj e do kaq shumë drejtësinë, por s’vjen asnjëherë në sallë

Shtyrja e përballjes ligjore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme ka nxitur reagime sa i përket strategjisë së mbrojtjes dhe pretendimeve për kërcënime politike. 

 

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, në MCN Live, e ka cilësuar të gjithë situatën si një lojë të qëllimshme skenike për të zvarritur procesin dhe për të krijuar narrativën e një "të dënuari politik".  Meksi vuri në pikëpyetje vërtetësinë e letrës dhe alibitë e përdorura për të justifikuar mungesat në sallën e gjyqit.

 

Përballja ligjore sapo u shty, si vendos Veliaj kushtet në gjykatë. Ai e do kaq shumë drejtësinë, por nuk vjen asnjëherë në sallën e gjyqit, Maks Haxhia në Kinë, Plarent Ndreca te Blendi Fevziu. Letrën ma dha ai, ‘kam ngecur te kjo histori tani’ tha Plarent Ndreca. Veliaj e do kaq shumë drejtësinë por s'vjen asnjëherë në sallën e gjyqit. Nuk besoj se jetojmë në një republikë ku kryeministri dhe ministri i Drejtësisë kërcënojnë në dhomat e burgut të Fierit, prandaj pritej sot të dëgjonin Veliajn në SPAK, por lali Eri nuk pranoi të vinte. 

 

Ajo e djeshmja ishte një tallje, një lojë prestigjiatorësh me qëllim për të shtyrë. Disa merreshin me frazën e dinjitetit, çështje që s'kanë asnjë relevancë, pra e gjithë kjo është një lojë prestigji, dhe ministri Toni Gogu shkon aty ta takojë si shok i tij dhe shkon aty jashtë orarit, shkon në një orar që ai e konsideron si orar për të takuar mikun e tij Veliaj, duke i folur për situatën ku është dhe i jep këshilla, ndërsa Veliaj e ka luajtur këtë lojë. Dhe pse të mos e lozë tani Veliaj, se ai është në dëshpërim e sipër duke krijuar idenë se ‘jam një i dënuar politik’, duke e luajtur lojën e re prestigjioze. Dje u bë akti prestigjit që donte Veliaj. 

 

Është Veliaj që i thotë Plarent Ndrecës, është letër bakalli, ajo ka vlerë zero. Veliaj i thotë se Toni Gogu ka folur me të se, u takua me të se... Gjithë Tirana në këmbë dje për Arbër Hajdarin dhe ai vetë bie në grackë dhe jep komente. Me këto i bie që Veliaj dhe të gjithë zotërinjtë e tjerë se paskan njohur fare kryeministrin Rama. Kriza mes Ramës dhe Veliajt ka nisur kur ai u mashtrua nga vetë shokët e tij. Veliaj është i paqartë nëse kërcënimi i Gogut është vepër penale. Halli i ramës ëhstë të nxjerr mësime nga protesta de falamingove dhe jo problemet velaijt. Jemi duke jetuar në epokën e show-t.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy