Pushohet nga puna drejtori i “Bild”

Pushohet nga puna drejtori i “Bild”

Julian Reichelt, drejtor i gazetës gjermane Bild është shkarkuar nga puna për "sjellje të papërshtatshme". Kështu ka njoftuar kompania mediatike Axel Springer, pronare e gazetës më të shitur të Gjermanisë, teksa e akuzon atë se nuk ndante "jetën private nga profesioni".

Gazetari 41-vjeçar ishte pezulluar në pranverë, për të kryer disa hetime pasi dyshohej se promovonte gratë me të cilat kishte marrëdhënie.

Por gazetarët e të përditshmes amerikane nuk janë të vetmit që janë hetuar për të kaluarën e ish drejtorit të Bild. Një dosje me emrin “çështja Reichelt” u hap dhe nga një ekip reporterësh të cilët kishin akses tek dokumentet e shtëpisë botuese të “Bild”.

Dosja e tyre nuk u publikua me arsyetimin për të mos dëmtuar interesat ekonomike të një kompanie konkurrente. Vendim që u prit me zemërim nga gazetarët. Presidenti dhe administratori i deleguar i Bild, falënderoi Reichelt për punën e tij dhe konfirmoi se ishte e pamundur që ta mbante në postin e tij. Pasardhësi i tij Johanes Boie do të kombinojë gazetarinë e jashtëzakonshme me lidershipin modern, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy