Disa tabela rrugore janë vandalizuar nëpër rrugët e Maqedonisë. Tabelat janë fshirë gjithkund ku ishte shkruar në gjuhën shqipe.
Kryerësit e veprës si duket janë përkrahës të partisë VMRO-DPMNE, pasi nëpër disa tabela është shkruar emri i kësaj partie, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Pas reagimeve të qytetarëve nëpër rrjetet sociale, tabelat janë pastruar.



