Disa studiues asutralianë pretendojnë se kanë zbuluar një kafkë dy milion vjeçare në Afrikën e Jugut, e cila hedh më shumë dritë për evolucionin e njeriut.
Kafka konsiderohet e njeriut mashkull ‘Paranthropus robustus’, një specie e ngjashme e ‘Homo erectus’, që ishte e fundit para njeriut modern. Të dy speciet e lartpërmendura jetuan në të njëjtën kohë, por Paranthropus robustus u zhduk më herët.
Gjetjen e kësaj kafke, ekipi hulumtues e përshkroi si shumë emocionues:
"Pjesa më e madhe e të dhënave fosile janë një dhëmb këtu dhe një dhëmb atje atje, kështu që të kesh diçka si kjo është shumë e rrallë, jemi me shumë fat", tha Dr Angeline Leece për BBC.
Studiuesit, nga Universiteti La Trobe i Melburnit, gjetën fragmentet e kafkës në vitin 2018 në vendin arkeologjik Drimolen në veri të Johanesburgut. Ndërsa kafka në fjalë u gjet disa metra larg një vendi ku në vitin 2015 u zbulua një tjetër kafkë e një fëmije Homo erectus.



