Varianti anglez është përhapur me shpejtësi tek fëmijët. Kjo është ajo që ka ndodhur në Perugia, por edhe në Marche dhe Abruzzo, ku shumë shkolla janë mbyllur dhe shumë klasa janë futur në karantinë.
“Në monitorimin e fundit të Shoqatës Italiane të Epidemiologjisë - shpjegoi epidemiologia Stefania Salmaso - kemi parë një rritje të rasteve tek fëmijët nën moshën dhjetë vjeç. Është hera e parë që vërejmë një sinjal të tillë.
Virusi mund të përhapet në një kategori e cila deri më tani ka qenë shumë pak e prekur, çfarë do të thotë se rrezikon shtim të infektimeve në familje”.
Lidhur me variantet e reja është zhvilluar një test i shpejtë i cili në vetëm dy orë lejon të identifikoni tre variantet e virusit SarsCoV2, i cili në fund të shkurtit mund të jetë i disponueshëm për të gjithë laboratorët që kryejnë analizën e shtupave molekulare.
Në kundërshtim me testin e zhvilluar në fillim dhe bazuar në një teknologji të patentuar, testi i ri bazohet në një modifikim të teknikës së reaksionit zinxhir polimerazë (PCR), e përdorur për të amplifikuar materialin gjenetik të virusit i marrë me shtupa.
E quajtur PCR Multiplex, teknika specializohet në identifikimin e mutacioneve brenda një gjeni duke përdorur sonda molekulare të etiketuara me molekula fluoreshente (fluorokromet), të cilat identifikojnë variantet.



