Papa del nga ballkoni i spitalit dhe përshëndet besimtarët: Faleminderit të gjithëve

Papa del nga ballkoni i spitalit dhe përshëndet besimtarët: Faleminderit të gjithëve

Papa Françesku u shfaq nga një ballkon i vogël i spitalit Gemelli të dielën, në daljen e parë publike që nga shtrimi i tij në spital më 14 shkurt.

“I falënderoj të gjithë, i përshëndes të gjithë”, tha Papa dhe më pas bekoi turmën e besimtarëve.

Papa, i ulur në karrigen e tij me rrota, përshëndeti besimtarët nga një mikrofon. Ai u shfaq i lodhur, por buzëqeshi ndërsa falënderoi njerëzit e mbledhur poshtë spitalit.

Në shesh, besimtarët, disa me vizatime, disa me lule, disa me duar shtrënguaa, të gjithë me sytë lartë, kureshtarë për të parë Papën pas kaq shumë kohësh.

Ishin edhe disa pacientë nga i njëjti spital, disa të shoqëruar me karrige me rrota, në pritje të Papa Françeskut.

Shumë pelegrinë erdhën në Romë për jubileun dhe nuk mundën të takonin Papën siç e kishin pritur në një audiencë jubilare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy