
Një koment i presidentit Trump është pasuar me anulimin e një takimi mes sekretarit britanik të Tregtisë ndërkombëtare, Liam Fox, dhe sekretarit amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross, në SHBA.
Anulimi vjen pasi presidenti Trump e quajti ambasadorin britanik në SHBA, Kim Darroch, si një njeri “shumë budalla”.
Të dielën u publikuan dokumente të fshehta, në të cilat ambasadori britanik në SHBA, e quante administratën e Trumpit, të “paaftë”.
Ndërkohë qeveria britanike ka nisur një hetim për rastin.
Megjithatë, qeveria britanike deklaroi se e mbështet ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA, dhe nuk dha shenja se do ta zëvendësojë atë.



