Tafani: Banorët e ‘5 majit’ duhet ta çojnë çështjen në gjykatë, protestat betejë e humbur

Tafani: Banorët e ‘5 majit’ duhet ta çojnë çështjen në gjykatë, protestat betejë e humbur

Aktivisti Endri Tafani në studion e lajmeve në MCN Live teksa ka komentuar situatën e banorëve të ‘5 majit’ të cilëve po ju shemben banesat, deklaroi se problemi i tyre është edhe më i madh nga sa duket ndërsa theksoi se gabimi i tyre është fakti që çështjen nuk e kanë dërguar në gjykatë.

Sipas tij protestat mbeten një mënyrë e mirë për të mbrojtur pronën e tyre, por sipas tij duhet dhe lufta ligjore, sepse në këtë rast nëse çështja nuk shkon në gjykatë beteja e tyre është e humbur.

Në Shqipëri komuniteti nuk e kupton forcën vet. Ajo që ata bëjnë është që nisin letra këtu dhe atje, ti mund të mos kesh besim te gjykatat por ai është i vetmi mekanizëm. Asnjë banor se ka dërguar çështjen tek akti normativ. Pushteti është ose përmes gjykatave ose zgjedhjeve dhe në të dyja rastet banorët zgjedhin protestën. Ata nuk po e kuptojnë problemin që duhej atakuar në gjykatë që në shtator që doli vendimi. Ata nuk duhet të prisnin të kalonin afatet dhe tashmë është i pavlefshëm. Të gjithë vendimet e çdo organi që dalin duhen atakuar në gjykatë dhe në këtë mënyrë ata arrijnë të mbrojnë pronën e tyre, këta se kanë kryer këtë dhe këtë e di çdo jurist dhe nuk e di mbase nuk janë shpjeguar mirë për problemin ose ka pasur nga ata që kanë thënë ok po e firmos atë dokument.

Përves kësaj ka banesa me sipërfaqe të vogla dhe të mëdha, të investuara shumë ose pak, pra është problematikë aq e madhe sa ti e ke të vështirë të gjesh një përputhje në këtë rast, ku çdo banorë ka specifikat dhe interesat e veta dhe kjo ka bërë që ata të mos jenë koheziv me njeri-tjetrin. Kjo ka sjell një mos komunikim e cila praktikisht ka për ti çuar asgjëkund. Duhet ta çojnë në gjykatë kallëzimin penal. Për momentin mund të atakojnë vendimin e prishjes. Në këtë rast këshilla ime është që nëse të vjen urdhri për prishje atakoje në gjykatë për të fituar kohë. Nëse ata nuk bëjnë betejë ligjore çdo gjë ka marrë fund.

Protestat janë gjë e mirë por duhet të dish të bësh dhe luftën ligjore përmes gjykatave të cilën e lënë pas dore dhe në këtë rast deputeti nuk ka gjë në dorë se çfarë të bëjë. Nëse vazhdohet me protesta në fund do të ndodhë ajo që ndodhi me Unazën e Re. Një vit protestë, dhe sot ku janë, duhet ndjekur ana ligjore patjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy