
Kombëtarja e Uellsit është kualifikuar në Botërorin e Katarit, pasi mposhti në finalen e “play off” Ukrainën.
Një autogol i Yarmolenko në minutën e 34-t, i dha fitoren Uellsit, që shkon në Botëror, pas plot 64 viteve pritje.
Në krahun tjetër, Ukraina dominoi gjatë gjithë takimit, duke krijuar disa raste shënimi, por nuk ia dolën dot ta dërgojnë topin në rrjetë.
Mbyllen kështu rrugëtimi dhe ëndrra e shumë ukrainasve, për ta parë kombëtaren e tyre, në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.



