Festivali I aktrimit “Apollon” nis sot edicionin e tij të 15-të në teatrin Bylis të Fierit. Sonte në mbrëmje në Teatrin “ Bylis” në Fier, starton Festivali i Aktrimit Apollon, i cili është në edicionin e 15- të të tij. Për 8 ditë në skenë do të ngjiten emra të njohur të teatrit kombëtar. Kryetari I bashkisë Armando Subashi në një konferencë për shtyp foli për mungesën e aktorëve të rinj që për të mbetet një sfidë.



