KPA shkarkon nga detyra anëtarin e Kushtetueses, Besnik Muçi/ Presidenca: Turp (VIDEO)

KPA shkarkon nga detyra anëtarin e Kushtetueses, Besnik Muçi/ Presidenca: Turp (VIDEO)

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra për ish- prokurorin Besnik Muçi, aktualisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i zgjedhur nga presidenti i vendit Ilir Meta.

KPA pasi e shqyrtoi çështjen në prani të palëve, pasi u dëgjuan edhe konkluzionet përfundimtare, vlerësoi shkaqet e ankimit për kriteret e kontrollit të pasurise, trupi gjykues arriti në këto përfundime:

Subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për deklarimin e pasurisë;

Subjekti nuk mund të mbulonte shpenzimet e këtyre viteve dhe gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për kriteret e kontrollit të pasurisë;

Pas marredhënies me individin A.L që ishte përfshire në konflikte fuizike me të tjerë ku është përdorur edhe armë zjarri, ishte proceduar dhe dënuar nga Gjykata për vepren penale të moskallëzimit të krimit, vendim i prishur nga apeli i Tiranës duke pushuar çështjen penale në ngarkim të A.L, nga i cili pati privilegjet e përfituara për blerjen e apartamentit.

Rezulton se ai ka cënuar besimin publik në sistemin e drejtësisë.

Përfundimet u vlerësuan të mjaftueshme për të konkluduar mbi kriterin e kontrollit të pasurisë, nuk mund të gëzojë besimin e publikit për të qëndruar në detyrë.

Subjekti i rivleresimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshme të pasurisë së tij dhe përsonave të lidhur me të.

Trupi gjykues vendosi, ndryshimin e vendimit te KPK dhe shkarkimin nga detyra te subjektit te vleresimit Besnik Muci, prokuror ne fillimin e vleresimit dhe anetar i Gjykates Kushtetuese.

Besnik Muçi deklaroi pas vendimit se ky vendim i Kolegjit të Posacem te Apelimit për shkarkimin e tij nga detyra nuk ka efekt mbi të.

 “Në momentin që kam bërë betimin në zyrën e Presidentit dhe kam marrë funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese e kam humbur statusin e Prokurorit. Në momentin që kam humbur statusin e Prokurorit dhe jam anëtar i Gjykatës Kushtetuese, KPA nuk ka pasur më kompetencë për vazhdimin e shqyrtimit të çështjes sime.

Çështja ime ka filluar për shkak të funksionit tim si prokuror. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror sipas nenit 130 të Kushtetues dhe nenit 64 të ligjit për statusin e Magjistratit unë nuk jam më subjekt. KPA nuk ka më kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese."

Presidenca ka reaguar menjëherë pas shkarkimit nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.

ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!- shkruan Tedi Blushi në reagimin e Presidencës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy