Ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, shprehet se një nga mangësitë e fushatës ka qenë përqendrimi i saj te liderët dhe jo te kandidatët. Në një intervistë për Tema TV, Hajdaraga tha se gjatë fushatës që u mbyll dje u dëgjuan pak ata për të cilët votohet sot.
“Do të donim të dëgjonim edhe ata që do të qeverisin, ata që do të bëhen deputetë”, tha ai.
I pyetur në lidhje me koalicionet e mundshme pas daljes së rezulteteve, Hajdaraga tha se asgjë nuk është e pamundur.
“Pavarësisht nga rezultatet, uroj që forca ime, Partia Socialiste, të dalë e para. Koalicionet janë të gjitha të mundura. Në politikë asnjëherë nuk thuhet kurrë”, tha ai.



