Kreu i grupit parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi tha që nga drafti i amnistisë penale që pritet të miratohet sot në Kuvend nuk do të përfitojnë anëtarët e krimit të organizuar apo zyrtarët e hetuar nga SPAK.
“Asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton asnjë lloj amnistie nga drafti që pritet të miratohet nga Kuvendi, ndryshe nga çka ndodhur në 2014 në draftin e votuar nga Basha. Së dyti asnjë zyrtar që gjykohet apo hetohet nga SPAK nuk përfiton asnjë lloj amnistie për korrupsion, apo çfarë do vepre penale”, tha Bardhi.



