Mustafa Nano: Tensioni Shqipëri-Kosovë i paprecedentë (VIDEO)

Mustafa Nano: Tensioni Shqipëri-Kosovë i paprecedentë (VIDEO)

Gazetari dhe analisti i njohur, Mustafa Nano e ka cilësuar tensionin mes Shqipërisë dhe Kosovës, të paprecedentë.

Në një intervistë për TVT, Nano është shprehur se nga të dyja vendet ka pasur sulme të vazhdueshme frontale, duke iu referuar deklaratave të Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit dhe së fundmi ato të kryeministrit Rama.

Nano është shprehur optimist se kjo marrëdhenie do të rregullohet, dhe se duhet të evitohen këto lloj propagandash.

“Ne kemi parë 2 sulme frontale. Ishte sulmi i Vjosa Osmanit ndaj Ramës kur erdhi në Tiranë, dhe Rama që i përgjigjet sot. Është një marrëdhenie e paprecedentë mes vendeve.Kryeministri i Shqipërisë ka një përgjegjësi të madhe, në këte histori konfliktuale.Nuk dua ta dramatizoj më shumë, por mendoj se do e gjejnë gjuhën e përbashket.Edhe në Kosovë kam vënë re qëndrime të cuditshme, mesazhet që Vjosa Osmani përcolli nuk mu dukën me vend. Fjala se trau ka ndarë vendet është absurd, apo për minishengenin.Kur Vjosa Osmani së bashku me Albin Kurtin të vijnë në pushtet do jenë pro mini-shengenit. Kështu që është mirë të evitohet kjo lloj propagande.” është shprehur Nano. 

Lidhur me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, dhe betimin e anëtarit të saj të 6-të, Nano e konsideron si një prej proceseve më të rëndësishme.

Por sipas tij, ky proces, nuk duhet të konsiderohet nga BE-ja si një shenjë se reformat nuk janë bërë, pasi për integrimin europian, Shqipëria nuk është penguar nga mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Le të mbetemi tek faktori i jashtëm, pasi nga zyrtarë të huaj kam dëgjuar të  thonë që është momenti  për të hapur nëgociatat. Këtë unë nuk e kuptoj. Sepse i bie që jemi penalizuar sepse nuk ka funksionuar Gjyjata Kushtetuese Nuk e kam kuptuar se përse BE e ka marrë si sinjal që reformat nuk po bëhen. Unë mendoj që është  e rëndesishme Gjykata Kushtetuese, pasi edhe Kosova e ka dëshmuar se s sa e rëndësishme është Kushtetuesja.Nëse do kishim Gjykatë funksionale këto vite, ndoshta historia do rrihte ndryshe, ndoshta nuk do të kishte bojkot.”ka shpjeguar Nano.

Përsa i përket, deklaratave të LSI-së dhe PS-së, se aktorë të caktuar politikë po lëvizin mes këtyre dy partive, Nano i ka konsideruar si “propaganda të kushinave politike” dhe nëse janë të verteta, “lëvizje jo domethënëse”.

“Kemi dëgjuar të dyja variantet se shumë nga LSI po ikin apo shumË nga PS po ikin.Nëse ndodh se nga pushteti ikin, është pak e çuditshme por kjo nuk ka ndodhur deri tani.Besoj që janë propaganda të kuzhinave politike të PS dhe LSI. Lëvizje jo domethënëse.”

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy