RMV/ Plagoset me armë zjarri kandidati i BDI-së

RMV/ Plagoset me armë zjarri kandidati i BDI-së

RMV- Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Zekirja Shahini është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Kumanovës.

 

BDI, përmes një deklarate zyrtare bën me dije se persona të maskuar kanë zënë në pritë kandidatin 43-vjeçar dhe bartësin e listës së këshilltarëve të kësaj force politike në Likovë.

 

Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati.

Personi qëlloi ndaj 43-vjeçarit dhe mbante një maskë. Ai u largua me vrap nga vendi i ngjarjes. 

 

Mediat në RMV raportojnë se Shahini ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy