Analisti Shpëtim Nazarko është i mendimit se Sali Berisha është jashtë loje pas vendimit të DASH për ta shpallur “non grata”. Duke folur në MCN Live Nazarko tha se i vjen turp që Rama si intelektual ta katandisë historinë në një numër ministrash që sipas tij janë përtej injorancës dhe më qesharakë se ata në kohën e Enver Hoxhës.
Berisha ka kohë që ka dalë jashtë loje, që pas vendimit non grata. PD është në dorën e Alibeajt. Po të kishte vlerë vendimi i gjykatës do ta kishte marrë Berisha. Në vendin tonë kanë ndodhur nga koha e Ali Pashës marifete të tilla. Berisha është në grackë dhe nuk del dot, pavarësisht se është më i zgjuar se të tjerët. Ai që kujdeset më shumë për bashkim është Alibeaj, që ka marrë detyrën të ruajë selinë e PD. Mediu ka të drejtë në një pikë që të kenë një emër të përbashkët, që s’po bëhet. Në iniciativa të tilla duhet të dalë dashi i kopesë, kush është Berisha, apo Alibeaj. Kjo do jetë një shenjë që do tregojë se kush është kryetari”.
Nazarko u shpreh se posti i Presidencës është një kafaz i mirë për t’u mbrojtur, duke shtuar se nuk do habitej nëse Rama do ta synonte një pozicion të tillë pas pak vitesh.
Një nga habitë e mia duke e njohur Ramën prej 40 vjetësh, duke qenë intelektual dhe duke pasur sqimë, të katandiset dhe të mbajë një qeverisje që duket se është nën normalen, nën mesataren. Mbi gjysma e ministrave të tij janë përtej injorancës, që i shihnim në skeçet e dikurshme të diktaturës. Ta katandisë qeverisjen këtu! Ndoshta pas disa vitesh do shikojë me neveri edhe veten e tij. Posti i Presidentit është pa vlerë kur kryetarët e partive bëjnë gjithçka. Presidenca është një strehë, një kafaz për t’u mbrojtur. Madje nuk do habitesha që Rama vetë të kërkonte strehë. Do ishte shumë e shëmtuar ajo që pas 1-2 apo dy vjetësh… Ky mandat s’do plotësohet dot nga socialistët. Rrokullisjen e qeverisjes e shoh në paaftësinë e saj në planet strategjike. Vendet e ardhura nga komunizmi matrioshkës ruse i ngjajnë. Posti i Presidentit është kafaz shumë i mirë për t‘u mbrojtur. Rasti i Metës. Pas presidencës mund të shohim ngjarje të reja edhe mbi të. Nuk besoj se përveç këtij avantazhi, që të rrijë urtë dhe të pijë duhan, ta gjejë gjë, është burg i fildishtë. Fundja këtë meritojmë”.
Sipas analistit SPAK-u po vepron kundër të majtës për të krijuar balancë, duke u shprehur se amerikanët mendojnë se një shtet kontrollohet përmes drejtësisë.
Amerikanët nuk interesohen të ndihmojnë pushtetin. Amerikanët kanë krijuar mekanizma që kontrollojnë shtetin. Amerikanët mendojnë që një shtet të kontrollohet nga sistemi i drejtësisë. Nesër apo pasnesër mos ju duket çudi që prokurori i Peqinit t’i dërgojë një letër paraqitje Kryeministrit apo Presidentit. Mos u habisni që njërit nga agallarëve të mëdhenj t’i vij urdhri nga Librazhdi, Domosdova apo Rrogozhina. Amerikani dhe Evropa thonë që nëse opozitën e kemi futur nën dhe nuk mund të lejojmë që Rama të ngrihet sipër. Ka zëra të këqij që ne jemi 100 për qind të GDP-së borxh. Kush i paguan këto? Ahmetaj? I paguan Evropa. Më vjen turp nga Rama ta katandisë historinë në një numër ministrash më qesharakë se në kohën e Enver Hoxhës”.



