Si ndikon dieta ushqimore në shfaqjen e ankthit

Si ndikon dieta ushqimore në shfaqjen e ankthit

Personat të cilat kanë në bazën e dietës së tyre ushqimore sasi të ulët të frutave dhe perimeve kanë shanse të mëdha për t’u diagnostifikuar me probleme të ankthit. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer në Kanada.

Një studim i cili ka zgjatur në kohë ka marrë si raste studimi 26.991 burra dhe gra të moshës midis 45 dhe 85 vjeç. Rezultatet e studimit u botuan më pas në Gazetën Ndërkombëtare të Kërkimit Mjedisor dhe Shëndetit Publik në Kanada.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se ata njerëz që konsumonin më pak se tre burime frutash dhe perimesh në ditë treguan një shans 24% më të lartë për t’u diagnostikuar me një çrregullim ankthi, siç shpjegon Karen Davison nga Universiteti Politeknik i Këantlen (KPU), dhe një nga autorët e studimit.

Jose Mora-Almanza, një autor tjetër i studimit, shton: "Kjo gjithashtu mund të shpjegojë pjesërisht rezultatet që lidhen me matjet e përbërjes së trupit. Meqenëse nivelet totale të yndyrës në trup janë rritur më shumë se 36%, probabiliteti i problemeve me ankthin është rritur për më shumë se 70% ".

Gjithashtu studiuesit zbuluan se gratë kanë më shumë rrezik për t’u prekur nga çrregullimet e ankthit.

Gjithashtu njerëzit e varfër janë ata që kanë më shumë probleme me anthin, sepse lufta për të siguruar nevojat bazë të jetesës shkakton ankth, ka shpjeguar Hongmei Tong, nga Universiteti MacEwan në Edmonton./notiziescientifiche.it/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy