Dhunë dhe përleshje në Beograd, studentët në protestë masive

Dhunë dhe përleshje në Beograd, studentët në protestë masive

Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan mbrëmjen e së shtunës në qendër të Beogradit duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Tubimi u organizua nga lëvizja studentore që kërkon drejtësi për 16 jetët e humbura nga shembja e tavanit të së stacionit hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024. 

 

Shumë artistë, pedagogë, studentë dhe profesionistë folën në podium ndërsa thanë se kërkesat për klasën politike nuk janë vetëm të studentëve, por të popullit të revoltuar. Protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme për të mundësuar ndryshim paqësor të pushtetit. Zgjedhjet e rregullta parlamentare pritet të mbahen në fund të vitit 2027.

 

Transporti u ndërpre, ndërsa protestuesit thonë se u bë për të penguar pjesëmarrjen. Nuk munguan edhe përleshjet me policinë. 

 

Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç foli për arrestime dhe të plagosur. 

 

Rendi dhe qetësia publike u prishën në mënyrë drastike. U sulmua policia. Ekstremistët çanë gardhin e sigurisë dhe sulmuan oficerët e policisë. Brigada e policisë dhe xhandarmëria shtypën tubimin. Policia u sulmua me çdo mjet të mundshëm. 

 

Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se dhuna e protestuesve tregon fytyrën e vërtetë të opozitarëve të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy