Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, teksa zjarret kanë kapluar disa fshatra në juglindje të Turqisë gjatë natës, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë të Turqisë.

Pesë persona kanë vdekur dhe 44 janë plagosur, dhjetë prej tyre janë në gjendje serioze”, shkroi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në rrjetin X, që më herët njihej si Twitter.

Drupal Ad

 

 

 

Zjarret përfshin dy zona mes qyteteve të Dijarbakirit dhe Mardinit, thanë autoritetet turke.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shfaqën shtëllunga të mëdha tymi në qiell. Koca tha se katër ekipe të emergjencave dhe 35 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Ali Yerikaya, përmes një postimi në X tha se zjarri nisi në orët e vona të së enjtes në një zonë rreth 30 kilometra në jug të Dijarbakirit.

Sipas tij, zjarri më pas u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme, duke përfshirë në flakë pesë fshatra.

Një zjarr pranë Kumkoy në Gadishullin Gelibolu, Turqi

Yerikaya tha se tre banorë të Dijarbakirit dhe dy të Mardinit humbën jetën si pasojë e zjarreve.

Ndërkaq në veriperëndim të Turqisë, zjarrfikësit po punojnë që të shuajnë zjarret afër qytetit Ajvaçik në provincën Çanakala.

Kjo provincë javën e fundit është përballur me disa zjarre për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy