Babai me djalin dhe nipin po pastronin pusin/ Dy nxirren të vdekur nga pusi, i treti ndërron jetë rrugës për spital  

Babai me djalin dhe nipin po pastronin pusin/ Dy nxirren të vdekur nga pusi, i treti ndërron jetë rrugës për spital  

Kujtojmë se pak më parë u raportuan se të tre të afërmit, babai me djalin dhe nipin, që po pastrionin pusin që përdorej për vaditje, kishin mbetur të bllokuar brenda në pus.

Fatkeqësisht dy nga trupat e nxjerrë janë të pajetë. Bëhet fjalë për Gentian 45 vjeç dhe Kamber Hoxhën 77 vjeç, të cilët kanë ndërruar brenda jetë në pus.

Nga pusi është nxjerrë edhe Neim Hoxha, 46 vjeç, i cili ka ndërruar jete rrugës teksa po dërgohej me urgjencë per në spital.

Paraprakisht dyshohet se ata kanë hasur një xhep gazi.

Policia e Beratit ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë ku humbën jetën tre persona.

"Babai ka hyrë i pari 75-vjeç dhe pastaj kanë hyrë për ta shpëtuar djali dhe nipi për ta shpëtuar pa kuptuar se është mungesë totale oksigjeni! Pavarësisht përpjekjeve, të tre arritën në spital pa shenja jete! Është një rast fatkeq, ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nesër do marrim masat e duhura për të respektuar edhe rregullat e COVID-19, Për të mos pasur fatkeqësi të tjera", njofton drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy