E ftuar në emisionin “Stay Tuned”, të Valbona Mhillit në MCN tv, ishte sot gazetarja dhe moderatorja Juela Meçani.
Teksa foli për përvojën e saj në gazetarinë politike dhe punën e saj si specialiste PR, ndau mendimin se sot politika shqiptare e viteve të fundit po shënjon periudhën e saj më të shëmtuar, patetike por shumë intensive që e shndërron politikën deri në teatër.
Sa i shëmtuar ky sezon zgjedhor. Një nga sezonet zgjedhore më të shëmtuara që më ka rastis të shohë.
Politika e viteve të fundit më e shëmtuara, patetike, pa ide, por ofensive, është një politikë diabolike. Më kampet nuk janë të ndara me thikë, por kjo gjë nuk është e mirë, por kjo ka përzier ujin me vajin dhe këtu gjërat këtu bëhen të pabesueshme për njerëzit.
Ne kemi sot një politikë ku përdoren truke PR, deri diku është e vlefshme, dhe më vjen mirë që deri diku përdoren nga ajo që ka arrit teknologjia, por kur arrin dhe bëhet teatër pastaj politika, kjo është një pjesë ku jam konservatore, dhe tërhiqem aty dhe them më mirë kur gjatë janë e bardha e bardhë, të ndara gjërat, dhe të kuptohen llogoret se cilët janë.



