
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë të gjitha ndihmat për Shqipërinë për një periudhë 90 ditore, pas një Urdhri Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën për vendet e huaja.
Analisti Andi Bushati, në një intervistë për "MCN lajme", shprehu mendimin se ky debat global po trajtohet në Shqipëri në një mënyrë të pasaktë, duke krijuar idenë se vetëm Shqipëria po ndëshkohet.
Sipas tij, ky nuk është rast i veçantë për Shqipërinë, pasi ndihmat ndërkombëtare janë prekur edhe në vende të tjera, dhe akoma nuk dihet qasja e re e administratës Trump ndaj reformës në drejtësi.
Fakti i politikave te reja të Donald Trump dhe administratës së tij për të hequr ndihmën që Amerika jepte për vendet e huaja nga të cilat përket dhe SPAK, problemi është se në raport me SPAK-un kjo ndihmë dhe pesha e kësaj ndihme nuk ka pasur një fuqi financiare sepse aq para gjenden kudo. Por ajo ka pasur me tepër fuqi në veprimet që merrte SPAK. Në Shqipëri po trajtohet sikur Trump po ndëshkon SPAK-un.
Pra, SPAK arrestonte Berishën dhe thoshte e duan amerikanët ose arrestonte Metën dhe thoshte është Amerika që e kërkon.
Po të shikosh debatet në ‘mexhliset’ tona televizive, opozita këtë e paraqiste se ja erdhi Trump dhe ja hoqi ‘spinën’ SPAK dhe edhe këtë që mbrojnë PS, thoshin do heqë çdo lloj fondi Amerika por SPAK-ut nuk do ja heqë.
Analisti shprehu se ky debat është kthyer në një “sherr të fshatit” dhe nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Trump për Shqipërinë.
Pra, një debat që është global ne e kthyem në ne sherr të fshatit tonë të vogël, sikur Trump kishte marrë një vendim për Tiranës.
Asnjëri as tjetri nuk është i vërtetë. nuk ka lidhje ne akoma nuk e dimë realisht se cila do te jetë qasja e re ndaj reformës ne drejtësi dhe SPAK-ut në veçanti. Kush flet për këtë, spekulon.
Më tej, Bushati u shpreh se SPAK është përdorur si një vegël e kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se ai e ka përdorur këtë institucion në mënyrë flagrante për të forcuar pushtetin e tij.
Rama e ka përdorur SPAK dhe gjurmët janë flagrante. Teza që unë mbroj është që SPAK-u është një mjet që forcon pushtetin e Ramës.
Mund të godasë ndonjë peshk të vogël por SPAK e mbështet regjimi autokratik të Ramës në tre shtylla kryesore, se pari duke mos prekur paratë e krimit që hyjnë në ekonomi, se dyti duke mbyllur dosjet e mediave të propagandës dhe se treti për krimin elektoral.
Në këto tre shtylla, SPAK nuk e prek atë.



