Njeriu i dytë më i pasur në Kinë: Nëse ndalon tregtia, nis lufta

Njeriu i dytë më i pasur në Kinë: Nëse ndalon tregtia, nis lufta

Tërheqja nga globalizimi do të sjellë telashe. Ky është paralajmërimi i njeriut të dytë më të pasur të Kinës, Jack Ma, gjatë një vizite në Australi.

“Të gjithë janë të shqetësuar për atë që quhet lufta tregtare. Nëse tregtia ndalon, nis lufta”, tha ai në Melburn, gjatë prezantimit të hapjes së aktivitetit të gjigantit të shitjeve online “Alibaba” në Australi dhe Zelandë të Re.

“Shqetësimi nuk e zgjidh problemin. E vetmja gjë që mund të bëni është të përfshiheni, pasi tregtia e ndihmon komunikimin mes njerëzve”, tha ai.

Themeluesi i “Alibaba” thotë se ekonomia e globalizuar nuk është thjesht shkëmbim i mallit me paratë.

“E kemi provuar se tregtia i ndihmon njerëzit të komunikojnë. Duhet të bëjmë tregti të ndershme, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Tregtia ka të bëjë me vlerat dhe kulturën”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy