Shtetet e Bashkuara të Amerikës po këmbëngulin për bashkëpunim dhe transparencë për sa i përket problemit të përhapjes së koronavirusit. Ministri i amerikan i Shëndetësis, Aleks Azar, tërhequr vëmendjen mbi këtë çështje duke thënë se duhet treguar shumë kujdes në vlerësimin e të dhënave dhe fakteve që vijnë nga Kina lidhur me koronavirusin, sepse "disa prej tyre mund të varen nga kaosi i një sistemi shëndetësor në krizë". Ministri amerikan përveç bashkëpunimit dhe transparencës ka kërkuar që shkencëtarët amerikanë dhe Organizata Botërore e Shëndetit të lejohen të hyjnë në vend.



