Merkel: Ka ardhur koha për hapjen e negociatave (VIDEO)

Merkel: Ka ardhur koha për hapjen e negociatave (VIDEO)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shpreson të ketë përparim në hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me Bashkimin Evropian në Samitin e Zagrebit në maj.

“Samiti për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Zagreb është punë shumë i rëndësishëm për shkak të problemeve me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresojmë se në Samitin e BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të arrihet përparim në atë fushë”, theksoi Merkeli pas takimit me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç.

Kancelarja gjermane u shpreh pro çeljes së negociatave me të dy vendet njëherazi, si me Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe me Shqipërinë: “Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e vetingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat”, tha ajo.

Edhe kryeministri kroat u shpreh optimist për Samitin e BE-së që do të mbahet më 5 dhe 6 maj. “Ky Samit do të japë perspektivë reale në marrëdhëniet e BE-së me vendet fqinje, që të dimë se me çfarë dinamike lëvizin këto vende drejtë anëtarësimit”, ka thënë ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy