Austria ka rivendosur masa të rrepta sigurie në kufi me Hungarinë.
Lajmi është konfirmuar nga Minsitria e Brendshme, e cila ka sqaruar se kontrollet janë përforcuar për të evituar trafikimin e refugjatëve.
Autoritetet paralajmëruan se nëse do të ketë një valë të re refugjatësh do të vendosen kontrolle edhe në kufi me Italinë.
