Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se Rama ka sjellë në qeverinë e ministra të panjohur për publikun që nuk dihet se si kanë arritur deri aty. Sipas tij, qeveria e Ramës është një qeveri me zv.ministra dhe ai vetë është kryeministri që do i marrë të gjithë vendimet.
“E bëri për të prodhuar lajme dhe kjo s’është hera e parë që e bënë. Ka sjellë 8-9 ministra të panjohur për publikun, por në politikë për të ngjitur këto shkallë duhet të kesh djersitur. Ky ka eksperimentuar shumë dhe vazhdon e bëri dhe këtë herë.
Pra qeveria është një qeveri zv.ministrash dhe ai vetë i merr vendimet. Do vijë pas disa kohësh ai do shkarkojë prapë për të tjerë sepse korrupsioni është në kodin gjenetik të qeverisë së krijuar nga Rama. Është një spektakël regjimi, por ajo që më ka tronditur se si kryeministri në të gjithë diskuartën e tij i është referuar të 800 mijë atyre që rrinë si në “kazerm”.”



