NATO: Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, mënyra e vetme për zgjidhje të qëndrueshme

NATO: Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, mënyra e vetme për zgjidhje të qëndrueshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se mirëpret përparimin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian “si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme”.

Stoltenberg, përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për çështjen e dialogut dhe rëndësinë e misionit të NATO-s, KFOR, për ruajtjen e sigurisë dhe luftimin e pandemisë së COVID-19 në Kosovë.

Spoke with @Avdullah about the importance of @NATO_KFOR in preserving security, and fighting COVID-19 in Kosovo. I welcome progress in the EU-sponsored Belgrade-Pristina dialogue as the only way to achieve a lasting political solution.

— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 18, 2020

Ndërsa, përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit të Kosovës, thuhet se Hoti e ka vlerësuar punën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), i cili po jep ndihmesë të rëndësishme për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

“Sekretari Stoltenberg e siguroi kryeministrin Hoti se NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj dhe të rajonit, si dhe mbështetjen për procesin e dialogut me Serbinë si mënyrë e vetme për të siguruar zgjidhje politike afatgjate”, thuhet në njoftimin nga zyra e kryeministrit Hoti.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur më 16 korrik në Bruksel. Ky proces, që ndërmjetësohet nga pala evropiane, ka nisur më 2011. Ai ishte bllokuar nga nëntori i vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në mallrat serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy