Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se një marrëveshje për të ardhmen e platformës TikTok në SHBA ishte pothuajse e finalizuar, por Kina u tërhoq si përgjigje ndaj tarifave të reja amerikane.
Duke folur në bordin e Air Force One, Trump tha se ndryshimi i qëndrimit të Pekinit erdhi pasi Uashingtoni vendosi një tarifë shtesë prej 34 përqind për të gjitha importet kineze javën e kaluar.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun tha se tani është koha që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë së bërë gjërat e gabuara dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet me partnerët tregtarë përmes konsultimeve të barabarta.
Kina mori një tarifë reciproke prej 34 përqind, për një normë kumulative prej 54 përqind për shumicën e importeve.



