Covid-19 gjatë 24 orëve, Vlora del nga “harta”

Covid-19 gjatë 24 orëve, Vlora del nga “harta”

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar këtë të martë situatën në të cilën ndodhet vendi ynë si pasojë e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, 8 persona janë konfirmuar pozitivë, nga 3375 testime të kryera në total. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar 2 në Tiranë, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.

Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Ndërsa Vlora, bëhet qarku i parë që del nga harta Covid-19. Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka humbur betejën me Covid një qytetar 73 vjeç nga Tirana. Janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 19

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3,375

Testime totale 762,976

Raste pozitive 132,469

Raste të shëruara 129,879

Raste Aktive 136

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43

Tiranë 37

Berat 17

Durrës 11

Lezhë 7

Elbasan 6

Gjirokastër 6

Korçë 3

Dibër 3

Fier 2

Kukës 1

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy