28 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

28 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta

28 prilli është gjithashtu një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.

Çdo vit në këtë ditë mbahen aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në vendin e punës.

Në vitin 2003, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), filloi të shënojë Ditën Botërore me qëllim që të theksojë parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve në punë, duke përfituar nga pikat e forta tradicionale të ILO-s të trepartizmit dhe dialogut social.

Kjo festë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë të ILO-s, siç është dokumentuar në Konkluzionet e Konferencës Ndërkombëtare të Punës në qershor 2003.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy