Falsifikuan materialet zgjedhore të 25 prillit, në pranga 6 numërues votash në Elbasan

Falsifikuan materialet zgjedhore të 25 prillit, në pranga 6 numërues votash në Elbasan

Nën akuzën e falsifikimit të materialeve zgjedhore të procesit të 25 prillit, vihen në pranga 6 numërues votash në Elb asan, të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasit:

-E. K., 35 vjeç, banues në Prrenjas;

-Y. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas;

-D. A., 49 vjeç, banues në Prrenjas;

-E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Prrenjas;

-M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas;

-O. A., 40 vjeç, banues në Prrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy